Edhe 120 mijë biznese pjesë e sigurimit të detyrueshëm të depozitave
120 mijë biznese do të jenë pjesë e skemës së sigurimit të depozitave. Ndryshimet në projektligjin për sigurimin e depozitave parashikojnë përfshirjen në skemën e sigurimit edhe të depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare, të cilat përbëjnë 13% të totalit të depozitave që aktualisht janë të pambrojtura. Sigurimi i depozitave garanton kthimin e parave deri në nivelin 2,5 milionë lekë në rast të falimentit të një banke, një shumë e njëjtë me atë të individëve.Rreth 120 mijë biznese do bëhen pjesë e skemës së sigurimit të depozitave në rast të falimentimit të bankave.Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ndryshimet në ligjin për sigurimin e depozitave ku parashikohet përfshirja në skemën e sigurimit edhe të depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare, të cilat zotërojnë në total rreth 130 miliardë lekë dhe do të sigurojnë deri në nivelin 2.5 milionë lekë.Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Depozitave, Genci Mamani tha se synim mbetet rritja e nivelit të sigurimit të depozitave deri në 5 %.Mamani: Raporti i mbulimit, i cili me futjen e shoqërive tregtare në skenë, ulet vetëm me 02%. Ne gjykojmë që rritja do të jetë graduale dhe niveli i synuar 5% i synuar për t’u përmbushur në fund të vitit 2016, do të mundësohet të arrihet në mesin e vitit 2017.Pjesë e skemës së sigurimit të depozitave do të bëhen edhe shoqëritë e kursim kreditit, të cilat sigurohen deri ne shifrën 1 milion.Mamani: Mendojmë që qoftë sh.p.k-të ekzistuese, qoftë Sh.P.K-të e reja që mund të krijohen duke plotësuar kriteret e ligjit në fuqi do të jetë të afta për t’u bërë pjesë e skemës së sigurimit të depozitave. Në rast se një SH.P.K ekzistuese apo e re nuk plotëson kushtet për futjen në skenë, duhet të dorëzojnë licencën.Aktualisht në skemën e sigurimit të depozitave përfshiheshin vetëm individët. /Ora News/