Shqipëria i uron mirëseardhjen ministrave të rajonit në Muzeun Arkeologjik të Durrësit
Samiti dy ditor i Ministrave të Jashtëm të rajonit po mbahet në muzeun arkeologjik të Durrësit.Ora News ju sjell pikërisht foto nga ky ambient ku historia dhe kultura e hershme e të parëve tanë është e gjallë dhe ku Shqipëria i uron mirëseardhjen ministrave të vendeve të Ballkanit Perendimor
Të ftuar nderi të këtij samiti janë Komisioneri i BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Hahn, Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, z. Svilanovic, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, z. Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i rradhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretarit të Shtetit, z. Harlem Desir dhe Nën-sekretarit italian për Punët e Jashtme Vincenzo AmendolaKy Ministerial do të jetë një mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësuar dhe thelluar më tej punën e bërë lidhur me përgatitjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Paris në muajin korrik të këtij viti./Oranews.tv/