Kandidatët për ambasadorë në Londër dhe UNESCO prezantojnë prioritetet
Qirjako Qirko dhe Venera Domi janë dy kandidatët për ambasadorë në Mbretërnë e Bashkuar dhe UNESCO.Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm Kandidati për ambasador në Mbretërinë e Bashkuar Qirjako Qirko theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve parlamentare midis dy vëndeve.Qirjako Qirko: "Një nga objektivat e mia të para përsa i takon bashkëpunimit, rritjes dhe intesitetit të bashkëpunimit politik mes dy vendeve është krijimi i grupit të njësisë brenda parlamentit britanik duke qënë se kemi fatin e madh që në parlamentin britanik si në dhomën e lordëve dhe atë të komunave kemi mjaft deputetë të cilët e njohin mjaft mirë Shqipërinë”.Anëtarët e komisionit pasi shprehën vlerësimet për dy figurat dhanë edhe disa sugjerime për ta.Valentina Leskaj: “Roli i Ambasadës dhe i Ambasadorit natyrisht që është shumë i rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë në këtë vend, edhe për lidhjet me institucione të cilat kanë peshë dhe kanë fjalën e tyre për proceset integruese”.Vangjel Dule: “Janë ndërmarrë të gjitha nismat e nevojshme ligjore për të krijuar një kuadër dhe një bashkëpunim ekonomik të fuqishëm”.Qirjako Qirko aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Jashmtme dhe nëse presidenti Nishani e dekreton atë për ambasador në Londër, minsitri Bsuhati duhet të emërojë një tjetër sekretar./Oranews.tv/