Rruga e Vlorës, Fondi i Kuvajtit ofron financim prej 72 mln dollarësh

Fondi i Kuvajtit do të financojë rehabilitimin e rrugës së lumit të Vlorës prej së cilës do të përfitojnë rreth 40 mijë banorë. Marrëveshja e nënshkruar në ministrinë e Financave parashikon një fond prej 72 milion dollarësh.Rruga e Lumit të Vlorës tashmë do të rehabilitohet përmes një investimi të ofruar nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab. Marrëveshja u nënshkrua në ministrinë e financave dhe shuma e vënë në dispozicion është rreth 72 milion dollarë. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se nga rehabilitimi i rrugës do të përfitojnë rreth 40 mijë banorë.Arben Ahmetaj: "Kjo është një zonë me mbi 40,000 banorë, që jetojnë në rreth 60 fshatra, me një dendësi të madhe popullsie dhe veçanërisht në moshë të re. Bëhet fjalë për një zonë të varfër në terma të zhvillimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të ofruara ndaj gjykojmë që ky projekt do të shërbejë si një arterie e rëndësishme që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe social në zonë".Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab HAMAD AL-OMAR shprehu mbështetje për financime të mëtejshme për Shqipërinë. Projekti parashikohet të nisë zbatimin në fillim të vitit 2016 dhe të përfundojë në fund të vitit 2019./Oranews.tv/