Kriteret e reja për licensimin e serviseve dhe varrezave të makinave

Ministria e Transportit harton paketë të re ligjore lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë serviset e automjeteve për licensimin e tyre.Këto kritere përfshijnë qendrat e autoriparimit, shitblejres së mjeteve, tregtimit të pjesëve të këmbimit dhe grumbullimin e mjeteve që dalin jashtë përdorimit.Me masat e reja duhet që punonjësit të kenë kualifikim.Të gjithë servisët e makinave brenda 6 muajve duhet të plotësojnë pakëtën e kritereve të reja ligjore  për të marrë liçensën.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërsa inspektoi në një nga servisët e kryeqytetit, tha se në këtë mënyrë do të luftohet informaliteti.Haxhinasto: Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka përgatitur dhe që do të futet në fuqi brenda dy javëve për sa i takon kritereve të liçensimit të autoserviseve, të riparimit të automjeteve, të tregtimit të pjesëve në kuadër të luftës kundër informalitetit, në kuadër të përmirësimit të ndjeshëm të sigurisë dhe garancisë së shërbimit që ofrojnë autoserviset në Shqipëri. Një arsye tjetër e rëndësishme për të mbrojtur mjedisin, pasi janë vendosur kritere dhe sa i takon impaktit në mjedis. Janë vendosur kritere gjithashtu për cilësinë e të punësuarve në këto autoservise, kriterin dhe kualifikim që duhet të kenë punonjësit. Një paketë e tillë do të sjellë një siguri shumë më të madhe në transportin e qytetarëve.Ministri Haxhinasto nënvizoi se asnjë pikë servisi nuk do të liçensohet nëse nuk i plotëson kriteret e vendosura.

Kriteret e reja për licensimin e serviseve dhe varrezave të makinave

./Oranews.tv/