Burri tregon arsyet pse rrëmbeu avionin me gati 80 pasagjerë në bord
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2016, 14:13
“Çfarë supozohet të bëjë dikush i cili për 24 vjet nuk i ka parë fëmijët dhe bashkëshorten, pasi qeveria e Egjiptit nuk e kishte lejuar” Kjo është përgjigjja që Seif Eddin Mustafa, 59 vjeçar, i cili rrëmbeu për 6 orë avionin egjiptian I ka dhënë policisë kur është pyetur pse kreu veprimin.Gjykatë në Larnaka të Qipros ka dhënë sot masën e arrestit tetë burg për 59 vjeçarin I cili rrëmbeu avionin duke kërcënuar se kishte rrip eksplozivi për të hedhur në erë aeroplanin.Rrëmbimi përfundoi në mënyrë paqësore me lirimin e gati 80 personave në bordin e avionit Airbus A320 të linjës ajrore Egyptair. Ai akuzohet për rrëmbim, posedim ilegal të eksplozivit, dhe kërcënim për të kryer dhunë./Oranews.tv/