13 protestuesit lënë qelinë e burgut, gjykata jep detyrim paraqitje
Gjykata e Tiranës ka dhënë detyrim paraqitje për 13 të ndaluarit për protestën tek Parku i Liqenit.Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë u mor pas kërkesës së Prokurorisë.Organi i akuzës kërkonte vlerësimin e ligjshëm të arrestimit për 13 protestuesit e opozitës të cilët u përleshën fizikisht me policinë në protestën e opozitës të hënën e kësaj jave në parkun e liqenit Artificial.Mes të arrestuarve është dhe kreu i PD-së dega nr 5 e Tiranës, Ndriçim Babasi.Ndërkohë policia ka bërë kallzim penal për 9 deputetë mes tyre deputetin Gent Strazimiri edhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje.[caption id="attachment_711805" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protestuesit jashte drejtorise se policise[/caption][caption id="attachment_711718" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protestuesit ne Gjykate[/caption]