Veseli: Jahjaga la trashëgimi të çmuar politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2016, 13:28
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë sot në takim lamtumirës te presidentja në largim, Atifete Jahjaga.Veseli ka thënë se Jahjaga e ka prezantuar me dinjitet Kosovën gjithandej botës me mirësinë dhe pozitivitetin e saj."Presidentja Jahjaga na lë një trashëgimi shumë të çmuar politike në rrugën e jetësimit të ëndrrës tonë evropiane", ka thënë Veseli.Mandati i Jahjagës skadon muajin e ardhshëm, ndërsa në postin e presidentit është zgjedhur zëvendëskryeministri aktual, Hashim Thaçi.