Zgjedhja e krerëve të Asambleve për 61 Bashki, Rama takon koordinatorët e qarqeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2016, 20:56
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot pasdite koordinatorët e qarqeve për zgjedhjet.Burime nga takimi thanë se në qendër të mbledhjes ka qenë proçesi zgjedhor për krerët e Asambleve të 61 Bashkive që duhet ti paraprijë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.Ndërkohë edhe për këtë të fundit, PS do duhet të zgjedhë Kryetarin e ri, një detyre që deri më tani e ka mbajtur Gramoz Ruçi.Mësohet gjithashtu se janë dhënë direktiva që anëtarësia e PS-së të njihet me proçesin e referendumit të 9 prillit, ku socialistët do duhet të përgjigjen nëse duhet të ketë zgjedhje për Kryetarin e PS-së kur ai mban postin e Kryeministrit.