Rëndohet situata në Idomeni, emigrantët konfrontohen me policinë

Rëndohet situata në kampin e Idomenit, ku mijëra emigrantë po presin në kushte të mjerushme një drejtim për fatin e tyre tashmë mister. Ata janë konfrontuar me forcat policore që tentuan t’i largojnë nga hekurudha, e bllokuar në shenjë proteste për mos hapjen e kufijve.Emigrantët hodhën gurë dhe sende të forta ndaj kordonit policor duke refuzuar largimin nga shinat, derisa autoritet t’i lejojnë në vijojnë udhëtimin drejt veriut dhe perëndimit të Europës.Situata ka ditë që vijon në të njëjtën gjendje teksa alternativat për ta janë ose qëndrimi aty ose kthimi në qendrat e posaçme greke.Por shumica e tyre refuzojnë qendrat e pritjes me shpresën se kufiri do të hapet, edhe pse ky opsion është krejtësisht i pamundur bazuar në marrëveshjen e fundit dhe politikat që po ndjekin jo vetëm vendet ballkanike por edhe ato europianeAktualisht në Greqi janë 50,000 emigrantë, ku pjesa më e madhe është strehuar në qendrat e posaçme , 12 mijë po qëndrojnë në shi dhe kushte të mjerueshem në kapin e Idomenit në kufirin me Maqedoninë dhe një pjesë tjetër fle ku të mundet në portin e Pireut pranë Athinës.Emigrantët kanë blerë çadra kampingu dhe kalojnë netët në terminalet e trageteve të pasagjerëve, parkingjet e portit turistik, objekte të pabanuara dhe ku të munden.Por në të gjitha rastet situata kërkon zgjidhje, pasi sipas ekspertëve emigrantë rrezikojnë të preken nga sëmundje të ndryshme si pasojë e mungesës së kushteve elementare.image (2) image/Oranews.tv/