Miliardat që fitohen nga bombardimet që shkatërrojnë Sirinë
Luftërat trajtohen shpesh si fatkeqësi, dhe në fakt të tilla janë, por jo për shitësit e armëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar 15 miliardë dollarë gjatë vitit 2015 nga eksporti i armëve.Lufta në Siri është shkaku kryesor. Amerikanët shqetësohen shumë nga sulmet ruse në vendin e shkatërruar tashmë dhe arsyeja kryesore janë interesat ekonomike. “Efekti i marketingut” nga fushata siriane do të mund të çojë në kontrata të reja nga 6 deri në 7 miliardë dollarë, kësaj here për Rusinë.Algjeria, Indonezia, Vietnami dhe madje edhe Pakistani, të cilët kanë blerë avionë ushtarakë nga Kina dhe SHBA-ja kanë për qëllim që të blejnë aeroplanë bombardues “Sukhoi” të prodhuar nga Rusia.Nga ana tjetër, Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se fushata ajrore ruse në Siri e nisur në fund të muajit shtator të vitit të shkuar dhe që u ndërprenë në mes të marsit, ka kushtuar rreth gjysmë miliardë dollarë, por analistët thonë se shifra është dy herë më e lartë.Ruslan Pukhov, drejtor i Qendrës për Analiza Strategjike dhe Teknologjike, tha se operacioni në Siri ka ndikuar pozitivisht në shitjen e armëve ruse. “Zakonisht, armët nuk blihen nga humbësit”, theksoi ai.Në dhjetor, drejtori i fabrikës Novosibirsk që prodhon avionë “Sukhoi” i tha një gazete ruse se Algjeria kishte dërguar një kërkesë për blerjen e avionëve Su-32, një version i avionëve Su-34 që kanë kryer bombardime në Siri.Algjeria ka kërkuar 12 avionë të tillë me një vlerë prej të paktën 600 milionë dollarë./Ora News/