SHBA marrëveshje me Kosovën për ekstradimet, shfuqizon atë me Serbinë
Kosova ka nënshkruar marrëveshjen për ekstradimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja u firmos nga Presidentja në largim, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.Jahjaga: Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot Kosova dhe SHBA-të, përpos që forcojnë partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë. Republika e Kosovës do të vazhdojë të vihet në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.Nga ana e tij, ambasadori amerikan tha se tha kjo marrëveshje shfuqizon marrëveshjen e hershme ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Serbisë.Delawie: Kjo marrëveshje mundëson që t’i sjellim kriminelet para drejtësisë të të dy vendeve. Marrëveshja do të kontribuojë në sigurinë rajonale. Kjo marrëveshje është mekanizëm që të rrisë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky kredibilitet rritet edhe kur luftohen çështjet e korrupsionit. Ne i aftësojmë prokurorët policët, gjyqtarët për të ndihmuar në identifikimin e kësaj praktike. Punojmë me publikun dhe bizneset për ta luftuar korrupsionin, gjë kjo e cila nuk është e mundur pa sundimin e ligjit. /Ora News/