I veshur me beton kundër betonit tek parku i Liqenit, protesta simbolike e aktivistit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2016, 19:31
Aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të shprehur qëndrimin e tij kundër betonizimit të parkut të Liqenit Artificial.Vetëm një ditë pas përleshjeve dhe dhunës mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe policisë, Disha nuk ka preferuar të ngjitet deri tek parku, por ka ndaluar tek Bashkia e Tiranës.I maskuar me një veshje që simbolizon betonin, ai ka qëndruar jashtë institucionit për disa minuta me një banderojë të improvizuar ku shkruhej: "Kënd lojërash, jo kënd betoni!"Të njëjtin parakalim ka bërë edhe tek Kryeministria.
