Aeroporti i Brukselit do të hapet plotësisht pas disa muajsh
Do të duhen muaj që aeroporti Zaventem i Brukselit të hapet plotësisht. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i aeroportit, teksa stafi është rikthyer në punë një javë pas sulmeve terroriste. Arnaud Feist shpreson që aeropotti të hapet me 20% të kapacitetit të mërkurën, duke shtuar se për një kapacitet të potë të tij do të duhen disa muaj. Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 96 të tjerë janë ende në spital, pas sulmeve që kishin në shenjestër aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit belg dhe një nga stacionet e metrosë.Momentalisht ekspertët po kryejnë teste për të vlerësuar nëse aeroporti është gati të rifillojë fluturimet. Rreth 800 punëtorëve të aeroportit iu kërkua që të kthehen në punë të hënën për të testuar rregullat e kalimit, përfshirë check-in dhe kontollin e bagazheve të pasagjerëve para se të hyjnë në sallën e nisjeve, kjo e fundit masë e shtuar pas sulmeve.Aeroporti do të lejohet të rihapet vëtëm në momentin kur qeveria vendase do të japë dritën jeshile, me një objektiv fillestar prej 800 deri në 1000 pasagjerë në orë, shifër kjo e ulët në krahasim me mesataren e aeroportit prej 5000 njerëz në ditë. Kapacitetin e plotë struktura aktuale e aeroportit nuk e përballon edhe pse ajo ka mbetur e paprekur si fasadë, por disa pjesë të saj saj duhen rindërtuar, ajri i konsicionuar gjtihashtu dhe tavolinat e chekineve të dëmtuara nga bombardimet.Por hapja e aeroportit shoqërohet me pasiguri jo vetëm pas sulmeve por edhe për funksionimin. Kompanitë më të mëdha ajrore të botës kanë zgjeruar politikat e tyre, duke i bërë më fleksible rirezervimet për fluturime drejt Brukselit. Politikat ndryshojnë nga transportuesi, por në përgjithësi të gjitha kompanitë lejojnë pasagjerët të bëjë një ndryshim në itineraret e tyre pa paguar tarifën standarde, në disa raste nuk e llogarisin fare dhe në të tjera ofrojnë rimburime.Disa prej kompanive i lejojnë pasagjerët të fluturojnë në aeroporte të caktuara alternative në vendet fqinje të Belgjikës, si në Amsterdam të Holandës, Dyseldordorf e Frankfurt të Gjermanisë, Londër, Paris etj. Pritet edhe rënie e çmimit të biletave.