Zgjedhjet në Universitete, mbyllen regjistrimet, do të votohet me 20 prill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2016, 18:47
Mbyllen regjistrimet për kandidatë për rektorë dhe anëtarë të senatit akademik duke i hapur rrugën garës për drejtuesit e rinj.Kanditatët do të prezantojnë platformat e tyre deri me datën 20 prill, kur edhe do të votohen.Ndërkohë në zgjedhje për Universitetin e Tiranës janë të përfshirë Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale dhe Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar.Rektori aktual i UT, Dhori Kule, ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për këtë post pasi nuk ja lejon ligji për arsimin e lartë.