Pas përplasjes me policinë disa të shoqëruar, mes tyre edhe Ndriçim Babasi
Mbështetësit e PD që ishin mbledhur para Drejtorisë së Policisë janë shpërndarë, ndërsa u lirua dhe rruga që u bllokua për më shumë se 2 orë. Në vijim pritet lirimi i të ndaluarve. Një fakt i tillë u bë me dije nga deputetët që ishin në takim me drejtuesit e policisë.Prej orës 14:00 të ditës së sotme kryetari i PD-së dega nr 5 në Tiranë dhe disa aktivistë të forumit rinor të kësaj partie janë ndaluar dhe ndodhen në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.Ndalimi i tyre u bë pas protestës që PD organizoi tek parku i Liqenit Artificial kundër ndërtimit të këndit të lojrave.Protesta e udhëhequr nga deputetë të Partisë Demokratike degjeneroi në përplasje fizike mes deputetëve dhe policisë. Ata ishin të parët që shembën rrethimin dhe depërtuan kordonët e sigurisë së uniformave blu.Lajmin e shoqërimit të tyre e dha Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për median të orës 13: 40 minuta e quajti ‘rrëmbim të Babasit. Më pas mbështetës të PD-së u vendosën para drejtorisë së policisë për të kërkuar lirimin e tyre.Zyrtarët e PD-së flasin për rreth 30 të shoqëruar nga policia e cila nga ana e saj nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë.Deputetët e PD-së pretendojnë se aktivistët janë dhunuar nga policia.“Po tallen. Askush nuk po përgjigjet dhe nuk po na lejojnë të takojmë. Janë ndaluar për shkak të protestës tek liqeni” tha deputeti i PD-së Arben RistaniNë orën 17:10 mbështetësit e PD që ishin mbledhur para Drejtorisë së Policisë janë shpërndarë, ndërsa u lirua dhe rruga që u bllokua për më shumë se 2 orë. Në vijim pritet lirimi i të ndaluarve. Një fakt i tillë u bë me dije nga deputetët që ishin në takim me drejtuesit e policisë.Në orën 15: 10 minuta mbështetës të PD-së kanë bllokuar rrugën që të çon drejt drejtorisë së Policisë, Rruga vijon të mbetet e bllokuar ndërkohë që kryetari i PD-së Lulzim Basha ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë në takim me prokurorin e gatshëmGjithashtu deputetët e PD-së japin deklarata jashtë ambienteve të policisë duke u shprehur të vendosur se nuk do të largohen pa lirimin e tyre.Ora 15: 40 Deputeti Zeneli: Policia tërheq zvarrë qytetarët, e papranueshmeOra 16:00 Paloka: Drejtoria e Policisë e “bllokuar”, njerëz me maska rrëmbyen qytetarët Ora 14L00 Basha njofton shoqërimin e aktivistëve dhe të Ndriçim BabasitLajmin e shoqërimit të tyre e dha Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për median të orës 13: 40 minuta e quajti ‘rrëmbim të Babasit”Basha ftoi qytetarët ti bashkohen në protestën para drejtorisë së policisë ku është shoqëruar BabasiLulzim Basha: Pak moment më përpara me një stil banditesk të panjohur policë me maska kanë rrëmbyer kryetarin e partisë demokratike të degës 5 në Tiranë Ndriçim Babasi në mes të një lokali në kryeqytet. Menjëherë pas kësaj do të nisem në komisariatin e policisë ku gjendet ai. I bëj thirrje çdo qytetari të na bashkohet sot në një protestë jo për një njeri as për një parti por ndryshimin e madh mes një regjimi që shkel e dhunon qytetarët dhe një Shqipërie siç e duam, ku ligji është edhe mbi kryeministrin dhe policinë.Basha i bëri thirrje “prokurorisë të mos heshtë ndaj kallzimeve që janë bërë për parkun e lojrave si dhe mediat të mos heshtin nga presioni as nga llokumet e pushtetit” [caption id="attachment_709660" align="alignnone" width="640"]
Basha ne drejtorine e policise se Tiranes[/caption]Strazimiri: Arma ime e vetme, denoncimi i kriminelëveDeputeti i PD, Gent Strazimiri ka mohuar se ka qenë me armë në brez gjatë protesës së sotme. Në një reagim për Ora Neës në lidhje me foton ku pretendohet se Strazimiri mban armë, ai ka deklaruar se arma e vetme është denoncimi.“Arma ime e vetme- ka thënë Strazimi- është denoncimi i kriminelëve. Nuk do të resht së denoncuari kriminelët që kanë kapur shtetin” 
