Deputeti Zeneli: Policia tërheq zvarrë qytetarët, e papranueshme
Deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli, deklaroi në një intervistë për Ora News, tha se ajo që po ndodh sot në Tiranë është e paprecedentë, duke akuzuar policinë për dhunë.Ai deklaron se njerëz të veshur me uniformë policie dhunojnë qytetarë të Tiranës.Zeneli: Ajo që po ndodh përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë është e paprecedentë në një vend normal. Zt. Basha ka ardhur këtu për të kërkuar informacion. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ajo që ndodh në Tiranë është e papranueshme në një vend si ne. Ligji i të fortit mbizotëron këtu. Ajo që ndodhi në lokal ishte dhunë e njerëzve me uniformë. Ne nuk i dimë se kë kanë shoqëruar dhe ku janë ata. Bandat me uniformë policie, vrasin, grabisin dhe dhunojnë qytetarët. Ai mohoi që deputeti demokrat, Gent Strazimiri të ketë pasur armë me vete gjatë protestës.Zeneli: Nuk e besoj të ketë pasur. Ne si deputet jemi atje për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë. Ai vend i përket qytetarëve të Tiranës. Policia po shkel. Unë kam parë me sytë e mi veprime të Policisë Bashkiake të marrin zvarrë qytetarë të lirë. Kjo është e papranueshme./Ora News/