Kapen me 1.3 kg heroinë, pranga dy shqiptarëve në afërsi të Janinës
Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë greke gjatë natës së shkuar në vendin e quajtur Kalpaki.Atyre u janë sekuestruar rreth 1.3 kg drogë e llojit heroinë, si dhe një sasi prej gjysmë kilogrami duhan, e kaluar kontrabandë përtej kufirit.Sipas medieve greke, shqiptarët janë të moshës 27 dhe 49 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Ata u arrestuan nga departamenti i narkotikëve të policisë së Janinës në bashkëpunim me policinë kufitare të Konistsës.Pas ndalimit të dy shqiptarëve, policia ushtroi kontroll të imtësishëm në automjet, duke gjetur drogën në pjesë e koskotit të automjetit.Lënda narkotike ishte ndarë në dy pako e mbështjellë me shirit izolues. Shqiptarëve ju sekuestruan edhe 370 euro si dhe katër telefona celularë.Të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorisë së Janinës ku do të merren në pyetje.
/Ora News/