Në Berat peshku dhe bulmetet shiten në rrugë, tregtarët: Këtë hapësirë kemi
Në tregun e qytetit të Beratit mungojnë kushtet higjeno-sanitare për tregtimin e prodhimeve. Bulmetet janë të ekspozuara nga kushtet atmosferike, ndërsa prodhimet e detit shiten pa kushtet frigoriferike që është detyrim për tregtim. AKU nuk merr masa për të ushtruar kontrolle për kushtet në të cilat tregëtohen dhe nuk garanton konsumatorët për cilësinë e produkteve.Tregu i ri ushqimor, peshku dhe bulmetrat shiten në tokë. Tregtarët ankohen në Këshillin Bashkiak: "Nuk plotësohen kushtet dhe tarifat janë të larta"Edhe pse është një treg i ndërtuar kohët e fundit, në Berat prodhimet e qumështit shiten jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.Prodhimet e detit shiten në enë të papërshtatshme dhe jo në kushte frigoriferike, duke qenë një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve.Tregtarët pranojnë se kushtet e tregtimit nuk janë normale, por kjo është e vetmja hapësirë e lënë për ta.Tregtari: Këto kushte janë siç i shikoni vetë, tjetër kushte nuk ka. Duhet të jenë një çikë kushtet më të mira, të kenë tavolina.Tregtari: Ne nuk jemi me atë mendim që të rrimë atje në rrugë, jemi dakort me rregullat që kërkojnë ata që nuk duhet të punohet në rrugë, duhet në treg. Nuk kemi ndonjë kundërshtim me këtë treg këtu.Tregtari: Ne na prishet malli, ky është mall që nuk duron dot.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit lejon tregtimet jashtë standarteve.Nuk ushtron kontrolle dhe nuk merr masa për të frenuar aktivitete ekonomike që cënojnë konsumatorët.