Sistemi bankar, Autoriteti i Konkurencës: Dyshime për marrëveshje të ndaluara

Autoriteti i Konkurencës ngre si shqetësim të tregut bankar në Shqipëri faktin se në këtë treg ekzistojnë marrëveshje të ndaluara që pengojnë konkurencën dhe dëmtojnë klientët. Në raportin e viti 2015 ky institucion ka ndërmarë një monitorim të shërbimeve bankare ku është konstatuar se interesat e kredive janë shumë më të larta në krahasim me atë të depozitave. Për të zbuluar nëse ka marrëveshje të ndaluara ky institucion do të nisë gjatë këtij viti një hetim të thelluar.Tregu bankar në vend është mesatarisht i përqëndruar, duke sjellë si rezultat kredi më të shtrenjta për qytetarët.Nisur nga shqetësimet e ngritura, Autoriteti i Konkurencës realizoi një monitorim në bankat e nivelit të dytë ku u konstatua se interesi per kreditë dhe overdraftet është disa herë më i lartë në krahasim me interesat e depozitave.Krahasuar me 8 vendet e rajonit në lidhje me diferencën më të lartë midis interesave  të kredive me depozitat, Shqipëria radhitet e katërta duke lënë pas vendet si Mal i Zi, Kosova, Serbia dhe Bullgaria.Nisur nga kjo, Autoriteti i Konkurencës ka vendosur për hapjen e proçedurës së një hetimi të përgjithshëm në sektorin bankar.Ky studim synon të vlerësojë më imtësisht nivelin e konkurencës në bankat e nivelit të dytë për identifikimin e problemeve që mund të sjellin kufizim të konkurencës dhë që ndikojnë  në këtë treg jetik për ekonominë shqiptare.Studimi i përgjithshëm në tregun bankar do të vlerësojnë ndër të tjera edhe sjelljen e bankave të nivelit të dytë në lidhje me Komisionet, normat e interesit të aplikuara, për produkte të ndryshme si hapje llogarie, depozitë, kredi apo transferta bankare.Autoriteti i Konkurencës thekson se ndërmarrjet duhet të kenë parasysh të mos përfshihen në marrëveshje të ndaluara, në formë të shkruar ose jo, sepse Ligji "Për mbrojtjen e konkurencës" parashikon gjoba të rënda deri në 10 % të xhiros, por gjithashtu ofron edhe instrumentin e lehtësimit të pjesshëm ose të plotë nga gjobat në rastet e bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurencës.