Terroristi me kapele ende në kërkim, lirohet Faycal Cheffou për mungesë provash

Lirohet i arrestuari nga autoritetet belge, Faycal Cheffou, i akuzuar për përfshirje në sulmet terroriste të Brukselit.Cheffou, të cilin mediat belge e lidhën identiktin e tij me njeriun me kapele dhe pardesy të bardhë, që shfaqej në aeroport përkrah dy terroristëve të tjerë që hodhën veten në erë në aeroport, u la i lirë për mungesë provash në ngarkim të tij.Ndërkohë policia ka publikuar pamje të reja të filmuara nga rrjeti televiziv CCTV në përpjekje për të identifikuar të dyshuarin e  tretë në sulmet me bomba së martës së kaluar në aeroportin e Brukselit.Sulmet në aeroportin “Zaventem” në Bruksel dhe stacionin e metrosë  vranë  35 persona dhe plagosën më shumë se 300 të tjerë.Përgjegjësinë për sulmet terroriste e morën menjëherë pas ngjarjes militantët e të ashtëquajturit Shteti Islamik.329C13C200000578-3512254-CCTV_footage_has_emerged_showing_the_man_in_white_walking_casual-a-56_1459162274080329C13AE00000578-3512254-image-a-57_1459162274081