Veliaj: Njerëz me imunitet mbajnë armë në protestë; Ristani: Mashtrim

Menjëherë pas protestës pati një valë të gjërë reagimesh. Bashkia e Tiranës tha se Tirana është e lodhur me këtë tufë vulgarësh dhe u shpreh e vendosur për vijimin e punimeve për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit. Kryetari i Bashkisë tha se njerez me imunitet u shfaqën me armë në protestë dhe se njerëz nga Bashkia Kamëz që s'kanë asnjë lidhje me Tiranën ishin në krye të vandalizimit tek liqeni. Kryetari i demokratëve Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin se po betonizon kryeqytetin dhe shkel ligjet e vendit, ndërsa një debat publik u hap pas publikmit të një video ku dyshohet se deputeti Gent Strazimiri mban armë në protestë një gjest që ai vetë as nuk e pranoi dhe as nuk e mohoi. Pas protesës së Partisë Demokratike dhe konfrontimit me forcat e rendit, në përpjekeje për të mos lejuar punimet për këndin e lojrave në Parkun e Liqenit, ka reaguar Bashkia e Tiranës. Kryetari Erjon Veliaj pasi vizitoi efektivët e plagosur të policisë në Spitalin e Traumes dha këtë deklaratë.Erion Veliaj: "Ky tani proteston që mos të kenë një vend ku të luajnë fëmijët e Tiranës siç kanë fëmijët e tij në Holandë. Kështu që mjafton të shohësh deputetët e armatosur të Partisë Demokratike, deputetët rrugaçë të Partisë Demokratikë, deputetët vandalë dhe dhunues të Partisë Demokratike për të kuptuar se çfarë diference kemi, midis ndërtimit dhe shkatërrimit, midis dritës e midis errësirës,midis punës tonë dhe midis dhunës së tyre".Pas protestës e cila përfundoi me arrestimin e disa protestuesve përfshirë Kryetarin e Partisë Demokratike për njësinë 5 , Ndriçim Babasi, reagoi ashpër kryetari i Lulzim Basha.Lulzim Basha: "Kemi të bëjmë me një tirani. Me një tirani që e shikon veten mbi kushtetutën e mbi ligjin. Kemi të bëjmë me një kryeministër i cili nuk kufizohet nga ligji dhe kushtetuta siç e dikton Republika Parlamentare por e shikon veten mbi ligjin dhe kushtetutën për të plotësuar interesat e tij, babzinë që i ka errur sytë përmes benotizimit të Parkut të Liqenit".Kryetari i opozitës kishte dhe një thirrje për prokurorinë.Lulzim Basha: "I bëj thirrje Prokurorisë të mos heshtë. Ka një muaj që janë bërë kallzimet. Heshtja e kompromenton rëndë".Menjëherë pas deklaratës për shtyp kryedemokrati Luzlim Basha, i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku ka kërkuar lirimin e protestuesve bashkë me Kryetarin e Demokratëve të njësisë 5 Ndriçim Babasin.Në një dalje nga drejtoria e Policisë Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani u pyet nga media për pamje ku duket se deputeti Gent Strazimiri ka qënë i armatosur në protestë.Arben Ristani: 'Këto janë mashtrime dhe manipulime mediatike. Strazimiri është deputet shembullor dhe nuk ka lidhje me këto pyetje që bëni ju. Këto janë mashtrime që shkojnë bashkë edhe me një blackout mediatik që është zhvilluar ndaj protestave të opozitës".Vetë Strazimiri, i pyetur nga Ora News nëse ishte i pajisur apo jo me armë në protesta as nuk e pohon dhe as nuk e mohon, duke theksuar se ai është i armatosur 24 orë me denoncimin e krimineleve që kan kapur shtetin. /Oranews.tv/