Paloka: Drejtoria e Policisë e "bllokuar", njerëz me maska rrëmbyen qytetarët

Prej dy orësh deputetët të Partisë Demokratike ndodhen në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion lidhur me gjendjen e protuestuesve të shoqëruar nga policia.Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, denoncoi mostransparencën nga ana e drejtusve të policisë, që sipas tij kanë braktisur zyrat dhe kanë lënë aty vetëm një roje.Paloka: Ka më shumë se dy orë kjo gjendje absurde e një shteti që nuk di çfarë emri ti vë më, mbi dy orë që Drejtoria e Policisë është praktikisht e bllokuar dhe askush nuk jep asnjë përgjigje. Të gjithë shefat e Drejtorisë së Policisë janë zhdukur, duke filluar nga Drejtori deri tek shefi më i vogël. Asnjëri nuk reagon, kanë lënë vetëm një polic të thjeshtë aty që nuk di  ç’të thotë, ka marrë urdhër dhe vetëm hesht. Ka ardhur Prokurori i gatshëm që ka hyrë brenda dhe shpresojmë që të marrim ndonjë informacion. Ky është një shtet qesharak prej kllounësh që flet për shtet. Dëgjova kryetarin e Bashkisë që paska vajtur të vizitojë të dëmtuarit në spital nga qytetarët dhe kjo është pjesë e kllounadës. Nuk di ç’të them më për këtë shtet.Paloka nga ana tjetër tha se janë për të denoncuar edhe rrëmbimimin sipas tij të  qytetarëve në rrugë nga njerëz me maska.Paloka: Kemi ardhur këtu për dy arsye, e para të shohim gjëndjen e të shoqëruarve, e dyta për të bërë denoncim sepse sot njerëz me maska kanë rrëmbyer qytetarët nga rruga, duam të bëjmë denoncim dhe askush nuk shkruante një rresht, një fjalë. Vetëm përsërisin sir robot, presim të vijë Drejtori. Nuk e di sa të shoqëruar janë por di që ky nuk është më një shtet. Prokurori i gatshëm ka ardhur i thirrur nga deputetët.Këtu shohim çudinë që policë me maska grabisin banka, grabisin qytetarë, dhunojnë mes ditës qytetarët dhe nuk dimë se çfarë ndodh.Paloka tha më tej se policia e shtetit dhe ajo bashkiake në kundërshtim me ligjin kanë dhunuar qytetarët dhe deputetët që protestonin sot tek Liqeni.Paloka: Në kundërshtim me ligjin policia e shtetit dhe policia bashkiake dhunuan gra, qytetarë, u përplasën fizikisht me deputetët dhe skenat ishin në sy të gjithëve.Ata mund të thonë çtë duan por ne bashkë me qytetarët sot që në mëngjes kemi qëndruar në mbrojtje të ligjit, ata bashkë me policinë e urdhëruar prej tyre kanë qenë në kundërshtim me ligjin në mbrotje të shkeljes së ligjit. Sot në këtë Drejtori policie duhet të ishte Erjon Veliaj, Edi Rama dhe të gjithë pasuesit dhe jo qytetarët që protestojnë.Ligji është shkelur nga ata që kanë urdhëruar policët të dalin në mbrojtje të shkeljes së ligjit. Ne sot ishim tek parku i liqenit për të mos lejuar që në mënyrë të kundraligjshme të ndërtohet, të hidhet beton në mes të parkut. Ajo është shkelja e ligjit, është bërë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Ata nxorën policinë për të dhunuar qytetarët, deputetët dhe opozitën.