Për herë të parë një bankë të dhënash mbi partitë politike nga 1991-2016
Hartohet për herë të parë një database mbi aktivitetin politik në Shqipëri prej vitit 1991 dhe deri më sot.Projekti “gjerman” për Shqipërinë është realizim i Institutit të Studimeve Politike dhe një ekipi ekspertësh nën drejtimin e politologut Afrim Krasniqi.Në database mund të gjeni gjithçka online, gjithçka e përditësuar, gjithçka në gjuhët shqip e anglisht, - gjithçka në www.politike.al.Aty mund të informoheni mbi partitë, statutet, programet dhe zgjedhjet në Shqipëri.Po kështu ju do të mund të njiheni për herë të parë me vendimet miratuese në gjykata të secilës parti, programet dhe statutet përgjatë viteve 1991-2016, zgjedhjet brenda partive dhe rregullat e funksionimit të tyre, kushtetutat dhe vendimet mbi partitë, studimet profesionale mbi partitë dhe modelet referuese të njëjta në partitë shqiptare në Kosovë eMaqedoni, si dhe në partitë politike në shumicën e vendeve evropiane.Politike.al është një projekt që i vjen në ndihmë medias, studiuesve, studentëve, vetë partive politike dhe anëtarëve të tyre.