Deputeti Gent Strazimiri duhej të dorëzonte armën brenda 25 Marsit

Një video e publikuar në media disa orë pas protestës tek parku i liqenit artificial, tregon se deputeti demokrat Gent Strazimi mban në brez një objekt që ngjan me fundin e një pistoleteMenjëherë erdhi reagimi i PD-së, e cila kërkon të tërheqë vëmendjen duke mos u shprehur qartë nëse ajo që ishte në brez ishte armë apo jo, por duke kërkuar që të çojë vëmendjen tek policët të cilët ishin të armatosur.Vetë Strazimiri përmes një prononcimi për shtyp, deklaroi se arma e tij e vetme ishte denoncimi i kriminelëve por nuk e fshehu dot nervozizmin (Edhe në prononcimin telefonik në një televizion në lidhje me këtë çështje)Më pas, erdhi reagimi i Ministrisë së Brendshme. Kjo e fundit vë në dispozicion një shkresë që mban datën 17 mars 2017 firmosur nga shefi i komisariatit nr 3 Elton Alushi, ku theksohet se arma duhet të ishte dorëzuar në Komisariatin Nr.3 në kryeqytet brenda datës 25 mars 2016.Shkresa e Ministrise se Brendshme“Për shkak të detyrës, jeni pajisur me armë zjarri të përfituar me Ligjin Nr. 7566. Datë 25.02.1992 “Për armët”, i shfuqizuar, brenda datës 25.03.2016 të bëni dorëzimin e armës dhe municionit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, pasi nuk jeni përfitues i mbajtjes së armës me Ligjin Nr. 74/2014 “Për armët””, thuhet në letrën e Ministrisë së Brendshme dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetit Gent Strazimiri.[caption id="attachment_709737" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Letra e Ministrise se Brendshme drejtuar Strazimirit Ne foto letra e Ministrise se Brendshme drejtuar Strazimirit[/caption]Reagimi i Strazimirit përmes zyres së shtypit të PD"Sqarim për të gjitha organet e shtypit dhe propagandës të Partisë dhe pushtetit:Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më "Policia e Shtetit", dhe jo Gent Strazimiri!Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje!​:PD e shoqëroi reagimin me këto foto [caption id="attachment_709848" align="alignnone" width="640"]foto1 Policet ne proteste, foto te vene ne dispozicion nga PD[/caption][caption id="attachment_709849" align="alignnone" width="640"]foto2 Policet ne proteste, foto te vene ne dispozicion nga PD[/caption][caption id="attachment_709850" align="alignnone" width="640"]foto3 Policet ne proteste, foto te vene ne dispozicion nga PD[/caption]Më përpara në një reagim për Ora News sapo u publikua fotoja Strazimiri deklaroi se arma e vetme është denoncimi. “Arma ime e vetme- ka thënë Strazimi- është denoncimi i kriminelëve”. “Nuk do të rresht së denoncuari kriminelët që kanë kapur shtetin”, është shprehur deputeti demokrat për Ora News.Po a mund të ngrihet kallëzim penal për amërmbajtje pa leje?Burimet nga policia saktësojnë për Ora News se nëse nuk faktohet arma si dhe kryehen ekspertiza të tjera, nuk mund të ngrihet një akuzë e tillëstrazimiripistolete/Ora News/