Vëllezërit terroristë kërcejnë në një klub nate të Brukselit para sulmeve në Paris

Pamjet e publikuara tregojnë vëllezërit terroristë Brahim dhe Salah Abdeslam Abdeslam duke pirë, tymosur duhan dhe duke flirtuar me vajza në një klub nate të Brukselit, 8 muaj para se të përfshiheshin në sulmet terroriste që goditën Parisin në 13 nëntor të vitit të kaluar.Video tregon se si ekstremistët kërcejnë këngën e reperit të tyre të preferuar Lacrim në Avenue Louise, duke shijuar një stil jetese që ISIS e përçmon.I siguruar nga Nina Dos Santos e CNN, klipi është filmuar nga miqtë e vëllerve të cilët thanë se ata janë “njerëz të mirë” të cilët “e shijojnë jetën plotësisht”.Por pasi video u regjistrua, Brahim dhe Salah u bënë më shumë të radikalizuar. Ata hoqën dorën nga pija dhe kalonin më shumë kohë në shtëpi duke u lutur.Brahim Abdeslam shihet me një cigare në dorë duke kërcyer pranë një vajze bjonde ndërkohë që vëllai kërcen anash tij.Brahim hodhi veten në erë jashtë kafenesë në Paris si pjesë e sulmit terrorist të ISIS ku mbetën të vdekur 130 persona.0FFFB60500000514-3497491-image-m-20_1458238676353 0FFFB60500000514-3497491-image-m-22_1458238705233 329C3EC100000578-0-image-a-29_1459168144619 329C786A00000578-0-image-a-30_1459168144794/Oranews.tv/