Haradinaj: AAK s’futet në konflikt me organet e rendit dhe ligjit, vetëm aksion politik

Megjithëse anuluan protestën në momentet e fundit dhe nuk kursyen deklaratat në kundërshtim të formave të veprimeve të caktuara të njëri-tjetrit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka përçarje mes partive opozitare.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzistojnë dallime mes partive opozitare sa i përket formës së kundërshtimit, por opozita mbetet e bashkuar në temat për të cilat kanë rënë dakord dhe vazhdojnë fuqishëm t’i kundërshtojnë.Haradinaj thotë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër konfliktit me organet e rendit, si formë e zgjidhjes së problemeve.Haradinaj: Për ne, për AAK-në, nuk mendojmë se e ndihmojmë më shumë Kosovën, kur kemi gjuajt gaz, pastaj dhe mos t’i pranojmë urdhrat nga organet e rendit...Në pikëpamje se si duhet të ndodh kundërshtimi, si duhet të ndodh janë kryesisht të njëjta me disa dallime. Aleanca ka marrë pjesë në kundërshtimin në Kuvend me të gjitha format e veta, që nga filikaqa, vezët, hedhja e gazit. Në aleancë ka një vendim, që unë mos ta bëjë një gjë të tillë, që mos me gjuajt gaz. Ka pasur një vendim të kryesisë, kanë kërkuar se ka pasur kërkesë prej kolegëve tjerë edhe ata që kanë gjuajt gaz nga Aleanca, asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë, që një mënyrë me forcë, as me u heq nga parlamenti, as me dërguar në Gjykatë. Por ne kemi kooperuar direkt me rendin dhe ligjin. Ndryshe, thënë ne e kemi menduar gjendjen kështu. Kundërshtim politik po, por jo kundërshtim ligjor. Pra, me organet e rendit dhe ligjit nuk hyjmë në konflikt. Ky është dallimi, dhe vërtetë është ky dallim. Ju e dini nuk ka ndodh që asnjë deputet i Aleancës me marrë përkrahesh nga salla apo diku tjetër. Secili kur iu kanë drejtuar, i kanë thënë a mundesh me ardh me ne se e kemi këtë urdhër të këtillë, të gjithë iu kanë përgjigj ftesës ose kërkesës së organeve të rendit, kjo është e vërtetë. Ne nuk kemi pranuar me u shtrengu aty për ulëse, që me ardh me të heq me zor, me u shkrry ka të nxjerrin. Këtë nuk e kemi bërë.Ndërsa, duke i komentuar deklaratat e Glauk Konjufces se Haradinaj ka qenë i mllefosur kur ka pohuar se ai nuk shkrryhet në Kuvend si Visar Ymeri, thotë se nuk është çështje e mllefit, megjithëse pohon se në Kosovë të gjithë kanë mllef, në një mënyrë apo një tjetër, pasi që njerëzit kanë menduar se ndryshimi do të vie më shpejtë.Ai thotë se me VV kanë dallim substancial, vetëm në metodologji, por jo në qëllim dhe kundërshtim.Haradinaj nuk preferon të flas rreth asaj, se cili nga partnerët opozitarë kërkoi anulimin e protestës. Megjithëse thotë se AAK ishte që protesta të mbahej.Haradinaj mohon që protesta është anuluar nga frika e një pjesëmarrje të vogël të qytetarëve. Ndërsa përmend festen e Pashkëve, si një nder arsyet e anulimit të protestës.Megjithëse është përfolur për largimin e Donika Kadajt- Bujupi nga partia e tij, si pasojë e pakënaqësisë së trajtimit që i është bërë së fundi në parti, Haradinaj thotë se nuk e di arsyen e largimit të saj nga AAK, pasi që për një gjë të tillë, nuk ishte njoftuar ai personalisht nga Kadaj-Bujupi.Ai ka mohoi mundësinë që AAK t’i bashkohet koalicionit qeverisës, duke shtuar se AAK nuk do të jetë në asnjë mënyrë pjesë e çfarëdo pazari me regjimin Mustafa-Thaçi. I vetmi opsion për Haradinajn, mbetet shkuarja në zgjedhje./KosovaPress/