Massafra për drogën, shkodranët: Kultivimi trend në rritje, shkak kushtet e vështira

Një ditë pas deklaratës së kreut të Konferecës Ipeshkvnore se ndehej i turpëruar që besimtarët e krishterë po i mbjellin tokat bujqësore me drogë, ka ardhur edhe reagimi i qytetarëve shkodranë. Ata fajësojnë strukturat shtetërore se nuk kanë bërë aq sa duhet për parandalimin e të kultivimit të drogës dhe për të zbutur varfërinë në zonat e thella. Ndërkohë nga ana tjetër përgjatë dy viteve të fundit policia ka mundur të sekuestrojë në këtë zonë qindra parcela me bimë narkotike.   Pas deklaratës së kreut të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare imzot Angelo Massafra që tha se ndjehej i turpëruar që tokat bujqësore po i kthejmë në toka kanabisi, edhe qytetarët shkodranë ndajnë të njëjtin qëndrim.Dukagjini është zona më e dëgjuar për ta, por ato thonë se ky trend po kthehet në modë thuajse në të gjithë vendin, e kjo vjen për shkak të kushteve të vështira ekonomike, por edhe mashtrimit.Qytetarja: Vendi ynë nuk ka qenë, as nuk është njohur ndonjëherë ndonjëherë këto bimët, çfarë janë këto kanabis.Qytetari: Ne dimë shumë pak pasi jemi hedhur tani me u bë për 24 orë të mençur, të pasur dhe të plotësuar, gjë që nuk mund të bëhet.Megjithatë zgjidhja mund të gjendet dhe këtu shpresën por edhe kritikat i kanë për strukturat shtetërore.Ka patur përmirësime të lehta, por duhen orientuar dhe mbështetur banorët e zonave të varfra.Qytetari: Ajo po mbillet kudo në Shqipëri. Policia thotë po punoj, por nuk është duke punuar sa duhet. Që nga Tepelena dhe zonat e tjera është mbushur vendi.Qytetari: Janë zonat e thella që e kultivojnë, që nuk ka njerëz. Por dhe atje i gjen policia se janë të filmuara.Aksionet e viteve të fundit të Policisë së Shtetit zbuluan se pas Lazaratit, zona e Dukagjinit ishte më e preferuara për kultivimin e lëndëve narkotike, ku qindra rrënjë kanabis u asgjësuan në parcelat e kësaj zone të thellë malore.Policia arriti të  shkatërronte  rreth 200 parcela ku ishin mbjellë rreth 135  mijë bimë narkotike, por pronarët nuk u arritën të kapen nga policia, e pranuar gjatë aksionit të vjetshëm nga vetë policia. Deklarata e Skënder Kalemit, dt. 20.08.2015:  Zona e Dukagjinit është specifike. Paraqet vështirësi pasi banorët janë transferuar në vendet urbane dhe në këto zona ka shumë pak njerëz. Kultivimi bëhet në tokat e askujt të komunës. Me informacionet që disponojmë sot kultivuesit e vërtetë janë ato që jetojnë në zonat urbane këtu vetëm paguajnë njerëz me mëditje të cilët i mbajntë të kujdesen. Njerëz me nivel arsimimi të ulët dhe të paangazhuar për shkak të mos pasjes së një profesioni i përdorin për të punuar.Për shkatërrimin e parcelave të evidentuara nga fotografimi ajror në zonën e Dukagjinit u angazhuan 450 efektivë policie,70 mjete dhe një helikopter që monitoroi nga ajri ndërsa aksioni zgjati tre jave javë.Gjatë vitit të kaluar nuk u shënua asnjë incident mes kultivuesve dhe punonjësve të policisë.