Pak konspiracion! Deputeti belg: Sulmet në Bruksel të organizuara nga shërbimet sekrete për Rendin e Ri

Si në çdo ngjarje të rëndë, edhe sulmet terroriste në Bruksel të javës që lamë pas nuk  kalojnë pa komente.Një prej të arrestuarve pak ditë përpara sulmit dhe që akuzohej për sulmet në Paris, jetoi mbi 4 muaj në Belgjikë. Salah Abdeslam askush nuk e arrestoi!Ka nga ata që mendojnë se pas sulmeve qëndrojnë shërbimet sekrete. Këtë e thotë madje deputeti belg Laurent Louis, i cili thotë se shpërthimet u kryen nga shërbimet e sigurisë, duke përfshirë edhe CIA-n në këtë lojë. Ai madje mendon se edhe sulmet terroriste në SHBA në vitin 2001 janë organizuar nga shërbimet sekrete.Edhe një herë tjetër islamizmi radikal do ta bëjnë përgjegjës për këto atentate të prezantuara si hakmarrje pas arrestimit të Salah Abdeslam fundjavën e kaluar në Molenbeek. Si mund ta injorojmë përgjegjësinë e shtetit belg ne këto veprime të ndyra të ndodhura këtë të martë në kryeqytetin tonë? Duke shikuar situatën aktuale, duke shikuar nivelin e sigurisë, është e pamendueshme që ca individë të jenë në gjendje të hyjnë ne metropolitane dhe në aeroportin kombëtar me ca bomba dhe që të arrijnë t’i shpërthejnë”, shkruan ai.Louis thotë se nuk e imagjinonte dot që shërbimet sekrete të kenë kaq mangësi sa nuk mund të mbrojnë vendet me rëndësi të veçantë.“Nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane, ashtu siç shumë sulme të tjera në Evropë që jua ngecën ca organizatave terroriste islamike, por që në të vërtetë janë lejuar të ndodhin nga shtetet tona për tu shërbyer interesave politike-ekonomike që kanë qëllim destabilizimin e botës arabe, dhe zhvillimin e islamofobisë në botë, konkretizimin e projektit te Izraelit te Madh dhe në fund krijimin e Rendit të Ri Botëror që imponon (detyron) shtetet botërore te limitojnë të drejtat tona dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore”, shkruan më tej./Ora News/