65 të vdekur nga shpërthimi në një park pakistanez, shumica gra e fëmijë
Të paktën 65 persona gjetën vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në qytetin pakistanez Lahore.Shpërthimi u regjistrua në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku shumë njerëz ishin mbledhur pasditen e kësaj të diele.Rrjeti BBC bën me dije se shpërthimi ndodhi nga një atentator vetëvrasës, ndërsa sulmin ende nuk e ka marrë përsipër ndonjë organizatë.Të gjitha spitalet në zonë janë vendosur në kushtet e urgjencës për të ndihmuar të plagosurit.Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të parkut Gulshan-e-Iqbal, ku zakonisht parkohen shumë makina.Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, po ashtu edhe të plagosurit, i thanë Reuters burime lokale policore.Një dëshmitar okular i tha agjencisë, se për shkak të shpërthimit u krijua kaos në zonë, çka shumë fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre.Rrëfimet janë horror. Shumë pjesë të trupave të viktimave u shpërndanë në park.Lahore është kryeqyteti i provincës Punjab, më i madh dhe më i pasuri i Pakistanit dhe fuqia politike e kryeministrit Nawaz Sharif.
/Ora News/