Taksa e arsimit, bizneset po paguajnë disa herë për çdo NIPT sekondar

Mënyra sesi taksa e përkohshme e arsimit e vendosur nga bashkia po vilet në terren ka hasur në kundërshtimin e ekspertëve kontabël të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me bizneset.Ata shprehen se bizneset po taksohen për çdo NIPT të tyre sekondarë duke bërë që ta paguajnë disa herë këtë taksë.Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore duhet të paguhet nga të gjitha familjet, personat fizikë, juridikë vendas ose të huaj që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të bashkisë së Tiranës.Taksa është 1800 lekë për familje dhe mblidhet në faturën e ujit, ndërsa për bizneset shkon deri në 4 mijë  lekë si dhe 37 mijë lekë për kompanitë VIP./Oranews.tv/