Assad: Palmira tregon suksesin e ushtrisë kundër terrorizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2016, 17:01
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se rikthimi i qytetit të Palmirës nën kontrollin e forcave qeveritare tregon suksesin e ushtrisë në luftën kundër terrorizmit.“Çlirimi i qytetit historik të Palmirës është një arritje e madhe dhe një tjetër tregues i suksesit të strategjisë që ndjek ushtria siriane dhe aleatët e saj në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Assad, transmeton televizioni shtetëror i Sirisë.Forcat siriane kanë rikthyer të dielën kontrollin e plotë të Palmirës, e cila është pushtuar nga militantët e Shtetit Islamik qysh në maj të vitit të kaluar.Ekstremistët në Palmira kanë demoluar disa monumente historike, që kanë qenë të listuara si trashëgimi botërore./Rel/