Algjeriani arrestohet në Itali, lidhje me sulmet në Paris e Bruksel
Policia italiane ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumenta për llogari të terroristëve që goditën Parisin dhe Brukselin.Fjala është për 40-vjecarin Xhamal Eddine Ouali, i cili është një shtetas algjerian dhe dyshohet se ka ndihmuar ekstremistët në aktet e tyre të dhunshme.Arrestimi i tij u bë në qytetin e Salernos që ndodhet në Italinë jugore. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se dokumentat e falsifikuara nga shtetasi algjerian janë përdorur për të ndihmuar terroristët që të lëvizin lirisht në shtetet europiane.Autoritetet italiane kanë njoftuar edhe homologët e tyre belgë për arrestimin, teksa pritet që më shumë detaje të bëhen të ditura në orët në vijim.Ndërkohë, kur plagët e sulmeve të Brukselit janë ende të freskëta, militantët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar se do të godasin sërish në zemër të Europës.Përmes një video mesazh, një ekstremist belg i kësaj organizate terroriste i quajtur Hicham Chaib ka thënë se celulat e Shtetit Islamik në Europë do të vazhdojnë të sulmojnë.Ai shtoi se europianët po marrin atë që meritojnë pasi sipas tij janë kthyer në skllevër të Presidentit amerikan Barak Obama. Në mbyllje, xhihadisti tha Europa duhet të kishte nxjerrë një mësim pas tragjedisë që tronditi Parisin në mbrëmjen e 13 nëntorit.Ndërkohë, policia belge ka bërë me dije se ka mundur të identifikojë personin e arrestuar disa ditë më parë, i cili është Abdurrahman Amerud. Sipas burimeve paraprake, ky person ka qënë edhe më parë i përfshirë në organizata terroriste, por autoreitet nuk kanë dhënë shumë detaje për të rrespektuar hetimet që vijojnë. Amerud u arrestua ditën e Premte dhe u plagosur pasi refuzoi të dorëzohej pranë policisë./Oranews.tv/