Tërmet 4.4 ballë në detin Adriatik, lëkundjet ndihen në Tiranë e Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2016, 15:21
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës rihter është regjistruar pasditen e sotme në detin Adriatik.Tërmeti ka rënë në orën 15:09 minuta dhe është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.Distanca e tërmetit ishte 40 km nga Tirana dhe 8 km nga qyteti bregdetar i Durrësit, me një thellësi prej 2 km.Fatmirësisht nga tërmeti nuk pati dëme.