Policia përplaset me “huliganët” në Bruksel, penguan homazhet për viktimat
Policia belge ka përdorur ujë për të shpërndarë një grup demonstruesish, të cilët ndërprenë homazhet që ishin parashikuar të zhvilloheshin në nder të viktimave të 22 Marsit në Bruksel.Grupimi i vetëshpallur nazist hapi pankarta në të cilën kishte fraza raciste. Situata u tensionua kur ata filluan të kryenin veprime të dhunshme kundrejt grave myslimane dhe ndaj personave me ngjyrë që ndodheshin në shesh për të bërë homazhe.Policia ndërhyri menjëherë duke përdorur një kordon për të mbrojtur qytetarët që kishin dalë për të bërë homazhe. Por pasi u hasën me rezistëncë ata përdorën edhe mjete të tjera, duke përfshirë edhe ujin me presion.Këta persona i përkasin një grupi huliganësh futbolli, të cilët njihen për organizime të tilla.
