U zhduk para dy javësh, gjendet 38 vjeçari shqiptar në një depo të braktisur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2016, 17:15
Një shqiptar i zhdukur që nga data 16 mars, u gjet i gjallë në Greqi.Lajmin e bën të ditur faqja greke online “Zougla”, sipas të cilës, shqiptari i quajtur Edmond Neranxi, ishte zhdukur nga Gastouri i Korfuzit ku jetonte.Sipas të afërmve, 38 vjeçari ka probleme të rënda shëndetësore.Sipas medieve greke, shqiptari u gjet në një depo të braktisur në Shën Mateu. Nuk sqarohen arsyet e ikjes së tij, por ndërkohë lajmi për kërkimet u përhap në shumë media vendase.
/Ora News/