Rreth 10 mijë shqiptarë “skuqën” Vjenën gjatë ndeshjes së kombëtareve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2016, 19:05
Mijëra shqiptarë morën pjesë në stadiumin e Vjenës ku mbrëmjen e shkuar u luajt ndeshja midis dy kombëtareve.Thuhet se numri i tyre ishte rreth 10 mijë. Megjithëse skuadra jonë humbi me rezultatin 1 me 2 në favor të Austrisë, shqiptarët e “skuqën” kryeqytetin austriak me flamuj të shumtë e me plisa.Banerat dhe mjetet e tjera nuk u janë lejuar të futen brenda stadiumit, por shqiptarët i shpërfaqën jashtë tij, siç edhe duken në fotot e mëposhtme.
/Ora News/