Assad: Rimarrja e Palmirës tregues i suksesit të strategjisë kundër terroristëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2016, 16:10
Forcat qeveritare siriane rimorën kontrollin e qytetit antik të Palmirës. Për Presidentin Bashar al-Assad, ka deklaruar se marrja e këtij qyteti nga ISIS, tregon suksesin e ushtrisë në luftën kundër terrorizmit.“Çlirimi i qytetit historik të Palmirës është një arritje e madhe dhe një tjetër tregues i suksesit të strategjisë që ndjek ushtria siriane dhe aleatët e saj në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Assad, cituar nga televizioni shtetëror i Sirisë.Kontrolli i plotë i qytetit u bë këtë të diel, ndërsa ishte pushtuar në maj të vitit të shkuar nga forcat e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Ekstremistët në Palmira shkatërruan disa monumente historike, të listuara si trashëgimi botërore./Ora News/