Mbyllet prestigjozja "The Independent", tani vetëm në versionin online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2016, 19:26
Gazeta e famshme dhe e përditshmja britanike “The Independent” ditën e djeshme ka nxjerrë në treg numrin e fundit në versionin print. Që nga dita e sotme ajo do të jetë vetëm në versionin Online.Lajmi është dhënë nga grupi mediatik “ESI”, i zotëruar nga Evgeny Lebedev, djali i Alexander Lebedev, miliarderi rus që bleu “The Independent”.Mbyllja e versionit prind pa dyshim do të shoqërohet edhe me shkurtime në staf.“The Independent” doli për herë të parë si gazetë në vitin 1986 dhe brenda një kohe të shkurtër u bë një ndër gazetat me të rëndësishme dhe burim informacioni dhe referimi në mbarë botën.[caption id="attachment_709244" align="alignnone" width="640"]
Numri i fundit i gazetës "The Independent"[/caption]/Oranews.tv/