Ja si do të zmadhohet “Central Park” i Nju Jorkut duke krijuar një iluzion në pafundësi
Parku qendror i Nju Jorkut, i quajtur nga amerikanët “Central Park”, është hapësira më e madhe e gjelbër në mes të kryeqytetit amerikan.Parku i themeluar në vitin 1857, është rreth 315 hektarë dhe kufizohet nga rrugë të shumta.Megjithëse në dispozicion të njujorkezëve, parku megjithatë, është thuajse i paarritshëm për të gjithë, për shkak të jetës intensive apo të largësisë. A ka ndonjë mënyrë për të bërë “Central Parkun” në dispozicion për më shumë njerëz?Një ide vjen nga dy arkitektë, të cilët propozojnë të krijojnë një mega strukturë hibride multifunksionale. Synimi kryesor nuk është ndërtimi në park, por gërmimi poshtë tij, duke zbuluar një lloj “mali” me shkëmbinj.Ambicia e arkitektëve është që të ndryshojë marrëdhënia tradicionale midis peizazhit dhe arkitekturës, në mënyrë që çdo hapësirë të ketë lidhje të drejtpërdrejt me natyrën. Rreth 1 mijë këmbë e gjatë, dhe rreth 100 këmbë e thellë, mega struktura siguron rreth 7 milje katrorë, e cila është rreth 8 herë më e madhe se ndërtesa Empire State Building.Synimi i projektit është që peizazhi të shërbejë si një pjesë e pandarë e qytetit, duke “thyer forcën” e rrokaqiejve të Nju Jorkut, duke krijuar kështu një gjendje të re urbane.Me mbulesën e saj shumë reflektuese të qelqit në të gjitha anët, peizazhi brenda parkut të ri mund të arrijnë përtej kufijve fizikë, duke krijuar një iluzion në pafundësi.


/Ora News/