Emigrantët në protestë, mashtrohen nga informacionet e rreme për hapje kufijsh
Qindra emigrantë protestuan sot në fshatin Idomeni midis Greqisë dhe Maqedonisë, duke kërkuar hapjen e kufijve.Me sloganin “Kufij të hapur”, ata kërkuan që të hapet kufiri me Maqedoninë në mënyrë që të vazhdojnë udhëtimin për në Evropë.Policia greke po këqyr nga afër protestën, ndërsa në afërsi të kufirit është edhe policia maqedonase, e cila po qëndron në gatishmëri nëse “thyhet” kufiri nga ana e emigrantëve.Dhjetëra refugjatë sipas AFP-së, u mblodhën në hekurudhën pranë gardhit të kufirit, duke kënduar dhe duke pritur të tjerë që t’u bashkohen.Një refugjat sirian i tha një agjencie lajmesh greke, se në kamp ishin përhapur informacione se gazetarë ndërkombëtar dhe zyrtarë të Kryqit të Kuq do t’i ndihmonin ata për të kaluar përtej kufirit."Ne dëgjuam sot se kufiri do të hapet dhe kemi ardhur këtu për të kaluar", tha ai."Ata na thanë se Kryqi i Kuq dhe 500 gazetarë nga e gjithë bota do të jetë me ne", shtoi, pa specifikuar burimin. Rreth 11,500 refugjatë janë bllokuar në një kamp të improvizuar në Idomeni pasi Bashkimi Evropian efektivisht miratoi masat e vendeve të Ballkanit për të mbyllur kufijtë e tyre.Qeveria greke shpreson se kampi Idomeni do të evakuohet deri në fund të prillit dhe se emigrantët do të shkojë në "qendrat e tranzitit" të ngritura në të gjithë Greqinë."Ne jemi duke u përpjekur për të rritur fushatën tonë të informimit për refugjatët. Disa njerëz, për arsye që ne nuk i dimë, kanë krijuar shpresa të rreme”, tha dhënësi i agjencie që merret me koordinimin e krizës së refugjatëve.
/Ora News/