Reforma në Drejtësi, Simoni: Vonesa e ndryshimeve po ndikon negativisht

Periudha e gjatë e diskutimit të ndryshimeve rrënjësore që presin të kapin gjyqësorin ka dhënë ndikimet e veta edhe në punën e përditshme në sistemin e drejtësisë. Pas ministrit të drejtësisë Ylli Manjani edhe kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda Sander Simoni pranon se vihet re një shpërqëndrim në punën e perditeshmeSandër Simoni: Përveç faktit se reforma është një çështje e së ardhmes, por ama kemi një sistem drejtësie funksional që punon çdo ditë dhe unë e kam ngritur këtë shqetësim që ky proces të mos ndikojë në eficencën, në çështjet e sigurisë, në efikasitetin, në besimin që kanë gjyqtarët në procesin e përditshëm të drejtësidhënies për shkak se kam vërejtur që ka një indimidim të masës në përgjigje të gjyqtarëve, ka mosbesim, ka një lloj frike stepje për çfarë do të ndodhë në të ardhmen.Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda e quan të drejtë vendimin e Ambasadës Amerikane,  e cila ka refuzuar apo pezulluar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurore të akuzuar për korrupsion.Sandër Simoni: Ne gjithnjë kemi mekanizma identifikimi të gjyqtarëve apo funksionarëve që kanë probleme me çështje të deklarimit të pasurisë apo çështjeve korruptive siç janë procedimet penale, ne ato njohim ato referojmë. Ndërsa çështje të tjera janë të konsideratave apo politike, apo në mënyrën sesi shtete të veçanta i trajtojnë çështjet e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.Për Simonin reforma në drejtësi ështe e nevojshme  por kjo periudhë duhet të marrë fund pasi ndikon në problemet e gjyqësorit.Pak ditë më parë në konferencën gjyqësore ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u kërkoi gjyqtareve të mos punononi si ditën e fundit. Ndërsa Rainer Deville, Shefi i Misionit Euralius   bëri thirrje për bashkëpunim në realizimin e reformës.Rainer Deville: Reforma në Drejtësi është pikë kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE. Kam dëgjuar të debatohet për çështjen e riorganizimit të Gjykatës së Lartë, duke krijuar Gjykatën Administrative. Kjo është shumë e rëndësishme, por jo thelbësore në reformën në Drejtësi, prandaj duhet bashkëpunim. E rëndësishme është që drejtësia të drejtohet nga qytetarët dhe për këtë nevojitet akses në drejtësi nga të gjitha shtresat.Sipas i tij, ka çështje të cilat diskutohen më shumë se çfarë është e nevojshme, ndërkohë që duhet vullnet i mirë për ti zgjidhur./Oranews.tv/