Thaçi: Egjipti njeh Kosovën, lajmi i konfirmua nga Erdogan në konferencën e BERZH

Egjipti tashmë ka marrë vendim për ta njohur Kosovën. Këtë lajm ia ka konfirmoi kryeministri i Egjiptit, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit në një takim të përbashkët me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan.“Kemi zhvilluar takime të përbashkëta trilaterale të organizuara nga kryeministri Erdogan, me kryeministrin e Tunisit, ndërsa një takim i veçantë që kemi pasur të përbashkët me kryeministrin e Turqisë, Erdogan unë si kryeministër i Kosovës dhe kryeministri i Egjiptit diskutuam definitivisht për përshpejtimin e procesit të njohjes nga Egjipti për Kosovën. Është edhe konfirmim i kryeministrit të Egjiptit në pranin time edhe të kryeministrit Erdogan se Egjipti veç e ka marrë vendimin për ta njohur Kosovën, ndërsa mbetet në autoritetin e Kajros, të presidentit Morsi që ta bëjë publike njohjen për Kosovën. Njohjet që do të vinë nga Egjipti dhe Tunisi ditëve në vijim janë shumë të rëndësishme për Kosovën sepse do tu hapte rrugë edhe vendeve të tjera për ta marrtë një vendim të tillë”, ka thënë ai.Konferencën e BERZH-ti në Stamboll Kryeministri po e shfrytëzon edhe për lobim tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovën në BERZH e sheh si shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.Konferencën e BERZH-ti në Stamboll, kryeministri Thaçi po e shfrytëzon edhe për lobim tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovën në BERZH e sheh si shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.“Ne jemi anëtari më i ri i kësaj banke. Banka ka një gatishmëri për të punuar me ne dhe investuar në Kosovë. Kosova është shtet i ri por i mundësive të mëdha, në veçanti do të përfitoj biznesi privat dhe në këtë drejtim kemi diskutuar edhe me drejtorin e bankës që t’i shohim mundësit më të mira të bashkëpunimit. Kosova veç e ka përgatitur projektin dhe platformën e vet e ka planin e vetë dhe në këtë drejtim unë pres hapa konkret në të ardhmen e afërt”, tha Thaçi.E sipas axhendës së konferencës së BERZH-it, në ditën e nesërme kryeministri Thaçi do të shpalos platformën e Kosovës para pjesëmarrësve në conference.