Golden Steit surprizon përsëri San Antonion
Skuadra e Golden Steit vazhdon të çudisë të gjithë, pasi ka arritur të kthehet brenda pak vitesh nga një prej skuadrave më të dobëta në Konferencën e Perëndimit, në një prej skuadrave më të qëndrueshme dhe tani një pretendente për të shkuar në finalen e Konferencës.Surpriza e këtij sezoni duket se nuk është tronditur as nga fakti se përballë ka një prej skuadrave me më shumë eksperiencë, San Antonio, pasi mbrëmë ka fituar ndeshjen e katërt në kohë shtesë me rezultatin 97-87, duke çuar serine e përballjeve në barazim 2-2.Stefen Karri, i cili mendohej se nuk do të luante në këtë ndeshje, për shkak të dëmtimit të marrë dy ditë më parë ka bërë një paraqitje admiruese. Ai jo vetëm u kthye në fushën e lojës, por edhe shkëlqeu me 22 pikë, 6 topa në tabelë e 4 pasime. Një kontribut të rëndësishëm, Golden Steit mori edhe nga debutuesi Herrison Barns, me 26 pikë e 10 topa në tabelë.Në radhët e San Antonios, Tim Dankan mbylli ndeshjen me 19 pikë e 15 topa në tabelë, ndërsa Manu Xhinobili shënojë 21 pikë. Por këtë radhë mungoi thuajse krejtësisht kontributi i Toni Parker, i cili shënoi vetem 17 pikë, por nuk u tregua asnjëherë vendimtar me lojën e tij.Pas kësaj fitore të Golden Steit, vështirësitë e San Antonios për të dalë fitimtarë nga kjo përballje dhe për të kaluar në fazën tjetër janë rritur ndjeshëm.