Meta pret ministrin kuvajtian, memorandum bashkëpunimi me Kuvajtin

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve Publike të Kuvajtit, Ali Saleh Al-Omair.Meta theksoi se Shqipëria është një vend miqësor për investimet kuvajtiane, duke theksuar se Kuvendi do të nxisë konkretizimin e projekteve të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe burimeve ujore.Nga ana e tij, Al-Omair u vuri në dukje se Memorandumi i Mirëkuptimit në Fushën e Bujqësisë që u nënshkrua sot mes dy qeverive do të kontribuojë në zhvillime konkrete në këtë fushë me interes të veçantë, ku Shqipëria ofron potenciale të mëdha.Duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta parlamentare mes dy vendeve, Ministri Al-Omair përcolli përshëndetjet e përzemërta të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit duke konfirmuar se Marzouq Al-Ghanim do të vizitojë Shqipërinë së shpejti, në përgjigje të ftesës së dërguar prej Kryetarit të Kuvendit Meta./Ora News/