Parlamenti nderon viktimat e Brukselit, Meta: Terrorizmi s’ka të ardhme në Europë

Në shenjë solidariteti me Belgjikën dhe në nderim të kujtimit të viktimave të pafajshme që humbën jetën nga sulmet terroriste në Bruksel, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nisje të seancës plenare.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se Shqipëria renditet krah shteteve të tjera europiane për të luftuar terrorizmin.Ilir Meta: Ky agresion i përsëritur ndaj qytetarëve dhe shteteve të Europës, por mbi të gjitha edhe vlerave të Europës së bashkuar na motivon më shumë edhe ne për të shtuar kontributin tonë dhe vendosmërinë për ta fituar këtë betëjë deri në fund sepse terrorizmi s’mund të ketë vend dhe të ardhme në Europë.Sulmet terroriste që goditën të martën zemrën e Europës, Brukselin, lanë pas 31 viktima dhe qindra të plagosur.