Tuberkulozi në Shqipëri, 400 të prekur, 380 raste të reja

24 Marsi shënon Ditën Botërore të Tuberkulozit. Në Shqipëri trajtohen 400 pacientë të prekur nga ky infeksion. Simptomat e tuberkulozit janë të ngjashëm me atë të ftohjes dhe për këtë shkak, pjesa dërrmuese e personave neglizhojnë dhe paraqitet në stande të avancuar në shërbimet spitalore. Mjekët thonë se 380 janë raste të reja me tuberkuloz dhe se tek 20 pacientë kswmundja wshtw rikthyer. Trajtimi i një pacienti zgjat mbi 6 muaj.Në Shqipëri trajtohen 400 pacientë të prekur nga turbekulozi, nga të cilët 380 janë raste të reja ndërsa 20 janë raste të përsëritura për shkak të rezistencës së krijuar nga mjekimi.Pjesa më e madhe e madhe e pacientëve kurohet në spitalin universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë dhe trajtimi zgjat nga 6 muaj deri në 2 vjet.Donika Bardhi: “Numri i pacientëve aktualisht për këtë vit ka qënë rreth 400 raste nga të cilat 380 raste janë raste të reja dhe 20 janë të përsëritura ose e shprehur ndryshe kemi një incidencë 14 për 100 mijë banorë. Mjekimi është falas kudo”.4 pacientë trajtohen në klinikat e Kosovës sipas marrëveshjeve respective të autoriteteve shëndetësore per shkak te rezistences se bakterit.Donika Bardhi: “Vitin që shkoi ne kemi çuar katër pacientë me tuberkuloz. Një pacient ka dalë dhe është në gjendje shumë të mirë sepse mjekimi i tyre vazhdon deri në 24 muaj. Ndërkohë që 3 pacientë të tjerë janë aktualisht duke marrë mjekimin atje”.Asllan Hoxha është një pacient nga Dibra, zona që shënon numrin më të lart të prekureve. Këto janë simptomat me të cilët ai është paraqitur në spital.Asllan Hoxha: “Kisha therje në krahun e majtë, isha i lodhur komplet”.Infermierja Merita Jazexhiu thotë se pacientët vijnë në gjendje të rënduar për shkak të mungesës të informacionit mbi tuberkulozin.Merita Jazexhiu: “Mos të them dhe i terrorizuar nga sëmundja, pikërisht sepse vetëm fjala tuberkuloz sikur kishte marrë një goditje. Së pari me këtë të sëmurë e fillova psikologjikisht ta qetësojë, t’i siguroj që ky da dalë shëndoshë e mirë nga spitali”.Tuberkulozi është një infeksion i shkaktuar nga bakteri që mban këtë emër dhe përhapet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Më të predispozuar për tu prekur nga ky infeksion janë të moshuarit, personat që nuk kujdesen për higjenën vetjake dhe diabetikët. Vala e emigrantëve që aktualisht ka përfshirë mjaft vende të europës mbarët një risk për përhapjen e kesaj sëmundje./Oranews.tv/