Kerry për armëpushimin në Siri: Ka ulur ndjeshëm nivelin e dhunës

Armëpushimi në Siri, edhe pse i pjesshëm dhe i brishtë, ka ulur ndjeshëm nivelin e dhunës atje. Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry gjatë një takimi me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë, në kuadër të bisedimeve për dhënien fund të konfliktit në Siri."Është e drejtë të thuhet se tre javë më parë shumë pak njerëz besonin se ndërprerja e konfliktit ishte e mundur në Siri. Dhe nuk mund të mohojmë që rezultati i kësaj pune ka prodhuar disa përparime. Ka pasur një reduktim të brishtë, por gjithsesi të dobishëm të dhunës, tha Kerry, duke shtuar se duhet akoma punë për ndalimine dhunës dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.Kerry u shfaq optimist se bisedimet në Moskë do të jenë produktive për të hartuar një plan që do t'i jepte fund sa më shpejt konfliktit 5 vjeçar sirian, i cili ka vrarë më shumë se 250.000 persona dhe ka shkaktuar krizën më të rëndë në botë të refugjatëve.Uashingtoni dhe Moska arritën një marrëveshje angazhim për dhënien fund të konfliktit më 27 shkurt dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara.John Kerry do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin më vonë të enjten, në një takim të organizuar pas njoftimit të papritur të udhëheqësit rus më 14 mars se do të tërhiqte pjesërisht forcat e tij nga Siria./Oranews.tv/