PD ndihmë Presidentit, Berisha-Nishanit: Konsultohu me juristë, të shkrihet Kuvendi
Ish kryeminsitri Sali Berisha, i ka kërkuar presidentit Bujar Nishani, të marrë të gjitha masat për të shprehur qëndrimin e tij ndaj asaj që e ai e quajti "grusht kushtetues". Refuzimi i mazhorancës për të dërguar në Gjykatë Kushteteuse mandatin e deputetit socialist Rakip Suli dhe Valentina Leskajt, sipas zotit Berisha e ka kthyer Parlamentin në bastion të krimit dhe kusarëve në pushtet, ndaj sipas tij duhet shkrirë menjëherë.Berisha: Kjo nuk ekziston në Kushtetutën tonë dhe unë nuk mund të them se Presidenti i Republikës e ka këtë kompetencë, por Presidenti duhet të konsultohet gjerësisht me të gjithë jursitët me të mirë të vendit për të marrë këshillën dhe për të shprehur qëndrimin ndaj këtij akti antikushtetues, ndaj këtij grushti shteti që ka konsumuar parlamenti.Po çfarë tha për këtë Presiodenti Nishani vetëm disa orë më vonë, i pyetur nga mediat ai deklaroi se në cdo rast do zbatojë Kushtetuten.Nishani: Prerogativat, detyrat dhe angazhimet e Presidentit të Republikës janë qartazi të përcaktuara në Kushtetutë. Kështuqë në çdo rast dhe në çdo rrethanë Presidenti do të ndjekë dhe do të zbatojë kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën.Po ky qëndrim i ish-kryeministrit Berisha, u vlerësua nga Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si abzuiv, duke theksuar se për këtë situate zgjidhja mund të vijë nga Gjykata Kushtetuese.Balla: Pala kërkuese ka gjithë legjitimetin e plotë ta dërgojë në kushtetuese, pa I rënë bankave pa i rënë foltores së Kuvendit, por ajo që theksoj është se reforma në drejtësi është mjet i duhur për të hequr dorë nga këto lloj alibish. Nëse do ta kthenim në një luftë shtrigash këtë papajtueshmëri mandate njeriu që ka papajtueshmërinë më të madhe është Sali Ram Berisha. Një deputet i cili ka probleme të theksuara me drejtësinë, por këto i zgjidh reforma në drejtësi.Senaca Parlamentare u zhvillua nën zhurmën dhe tentativën e opozitës për të bllokuar punimet. Me argumentin se kryeministri po mbron kriminelët dhe shkelësit e kushtetutës, deputetët demokratë, bllokuan foltoren e kuvendit, por pa mundur të ndërpresin përfundimisht punimet e seancës pasi deputetët e mazhorancës i diskutuan projktligjet nga vend i tyre.Dhe nen zhurmen e dirigjuar nga opozita për të bllokuar Kuvendin gjeten vend edhe diversionet që lidhen jo me ligjin, por me ditelindjen e 47 të kryetarit të Kuvendit dhe atë të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati./Oranews.tv/