Gjykatësit "refuzojnë" Shkodrën, Gjykata Administrative ka shumë volum

Në Gjykatën Administrative të Shkodrës, zvarriten proceset si pasojë e volumit të madh që përballojnë dy gjykatësit e vetëm të kësaj strukture.Kryetarja Valbona Durraj thotë se secili nga gjykatësit ka rreth 1 mijë dosje për të shqyrtuar dhe ngarkesa e kësaj morie dosjesh, sjell zvarritje dhe zgjatje në kohë të proceseve gjyqësore.Durraj: Numri i çështjeve është shumë i lartë dhe koha e gjykimit kur futet në dorë të gjyqtarit kryhet për një kohë rekord. Problemi është koha e pritjes për t’u futur në dorën e gjyqtarit që varion mbas 7 muajsh ose 8 muajsh.Ajo tha se gjyqtarët refuzojnë të bëhen pjesë e Gjykatës Administrative për shkak të volumit të madh të punës.Durraj: Një gjyqtar nuk mund të lëvizë pa kërkesën e tij. Ne shohim që vendimmarrjet e administratës ka difiçenca në kuptimin e ligjit dhe aq më tepër në zbatimin e ligjeve me të cilat ata operojnë.Gjykata Administrative e Shkodrës mbulon si territor të gjitha bashkitë e zonës verilindore të vendit./Ora News/